17
Aktorja Olta Gixhari prej dy vitesh është pjesë e “Big Brother VIP Kosova” në rolin e opinionistes, duke u bërë gjithnjë e më e njohur për publikun kosovar. Paraqitjet e saj në spektakël kanë qenë vazhdimisht në vëmendje.
Në netët “Prime”, Olta grimohet nga grimeri Arbër Bytyqi, i cili së fundmi ka publikuar një fotografi të saj nga prapaskenat e emisionit, shkruan “Kosovarja”.
Në imazh, aktorja shihet duke pozuar, ndërsa fustani i saj zbulon prerjen anësore.
Fotoja e publikuar e shfaq Oltën me një shprehje serioze, duke lënë të kuptohet një moment tensioni para daljeve televizive./Kosovarja/

Leave a Reply