E përfolur gjerësisht pas paraqitjes së saj në “Prime”-in e fundit të Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka reaguar publikisht pas komenteve dhe kritikave që pasuan përplasjen e saj me Dolcen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet me një paraqitje elegante, këngëtarja ka dhënë një mesazh që interpretohet si qëndrim i qartë dhe pa hezitim ndaj situatës së krijuar.
“Çfarë them, pasqyron atë që jam! Ju dua”, ka shkruar Leonora, duke nënkuptuar se fjalët e saj janë të sinqerta dhe pjesë e natyrës së saj, pa vend për pendesë apo tërheqje.
Ky reagim vjen pas një deklarate të fortë nga familjarët e Dolces, të cilët shprehën pakënaqësi për qasjen dhe tonin e përdorur nga Leonora gjatë spektaklit, duke e konsideruar atë të panevojshëm dhe personal.

Leave a Reply