Kosova ka qëndruar me Ukrainën, për keqardhje qëndrimi juaj
1
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka reaguar ashpër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi ky i fundit gjatë vizitë të zhvilliuar sot në Beograd ka deklaruar se qëndrimi i Ukrainës për Kosovën, mbetet i pa ndryshuar.
Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facbook ka thënë se një qëndrim i tillë është zhgënjyes, duke ia kujtuar Zelenskyt solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas.
“Z. Zelensky, deklarata juaj se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar është thellësisht zhgënjyese. Kosova ka qëndruar me Ukrainën dhe ka shprehur sinqerisht keqardhje për vuajtjet e popullit të saj. Nëse kjo është përgjigjja e Ukrainës ndaj këtij solidariteti, është vërtet për të ardhur keq”, ka shkruar Pacolli.