Loredana është e martuar jashtë BBV-së? Shoqja e saj zbulon të vërtetën


E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erika Hasani, ish-konkurrente e “Përputhen”. Ajo ka folur më shumë për jetën e saj pas këtij programi, historinë e saj të dashurisë, por duke u ndalur edhe tek banorët e “Big Brother VIP 4” për të dhënë mendimin e saj…

Erika është një mikeshë e Loredana Bratit, banore e “BBV4”. A ka qenë ajo vërtet e martuar jashtë siç dhe përflitet?

Jo.

Nuk ka qenë kurrë?

Jo. Me sa di unë jo.

Por përse thuhet se Loredana ka hyrë e martuar brenda shtëpisë?

Por edhe për mua thonin që e kam babin kinez, kështu që me fjalët e njerëzve nuk merremi.

Si të duket Loredana në lojë? A ndjen ajo vërtet për Jozin?

Besoj se po. Më kujton pak historinë time me Bucin në “Përputhen” dhe më erdhi shumë keq, u preka shumë. Por e dija që do të vinte kështu. Më bëhet qejfi që doli Jozi nga aty. Po e dëmtonte shumë dhe nuk ishte fare Loredana ajo.

Mendon se kanë të ardhme bashkë jashtë?

Jo. Loredana meriton një mashkull shumë herë më të mirë se Jozi.



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *