Interpretimet e porositura kundër shtetit

March 12, 2026


Kushtetuta e Kosovës është hartuar nga ekspertët më të mirë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe përfaqëson një kushtetutë moderne, demokratike dhe të qartë në parimet e saj. Problemi nuk qëndron tek Kushtetuta.
Krizat e vazhdueshme institucionale po prodhohen nga interpretimet e shtrembëruara të saj – shpesh edhe të porositura e të nxitura nga interesa të ngushta politike. Kur Kushtetuta përdoret si instrument për lojëra politike dhe jo si themel i rendit shtetëror, atëherë krizat nuk janë aksidentale, por të qëllimshme.
Fatkeqësisht, prapa shumë prej këtyre interpretimeve qëndron një logjikë politike që duket se më shumë synon zhbërjen e shtetit sesa forcimin e tij.






Source link