Xheneta nuk ‘ndahet’ nga Gjesti, dalin pamjet
42
Xheneta ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një video ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës më të re të Gjestit.
Postimi i saj nuk kaloi pa u komentuar, pasi shumë ndjekës e lidhën zgjedhjen e këngës me raportin e tyre të përfolur. Videoja u shpërnda me shpejtësi dhe ngjalli diskutime në rrjet,shkruan Kosovarja.
Megjithatë, Xheneta nuk ka bërë asnjë koment për arsyen e përdorimit të këngës, ndaj mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë thjesht për një zgjedhje muzikore apo për një mesazh që fansat po e interpretojnë në mënyra të ndryshme.