Rikthim befasues: Big Brother VIP Kosova nis më herët se zakonisht – Lajme Big Brother Vip
Përmes një deklarate zyrtare, Klan Kosova ka bërë të ditur se “Big Brother VIP Kosova” është në rrugë e sipër, duke dhënë sinjale se starti i këtij sezoni mund të jetë më i afërt nga ç’pritej fillimisht.
Reagimet e ndjekësve të këtij programi nuk vonuan aspak, pas publikimit të një njoftimi të ri nga ana e televizionit në platformat digjitale.
“Edicioni i ri i mund të fillojë më shpejt sesa e kemi menduar!”, theksohet në njoftimin e Klan Kosovës, ndërsa shoqërohet nga thirrja: “A jeni gati për spektaklin më të madh në shqiptari?
Big Brother VIP Kosova po rikthehet!” Ky njoftim pason një periudhë disajavore ku ishte bërë e ditur se puna për organizimin e këtij sezoni kishte filluar, me Olsa Muhametin që konfirmohet sërish si drejtuese e produksionit.
Ende nuk kemi një datë të caktuar, lista e banorëve që do të banojnë në shtëpinë e njohur apo identitetin e moderatorëve, megjithatë, indikacionet e fundit lënë të kuptohet se televizioni po përshpejton ritmet.
Detajet e para zyrtare rreth edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP Kosova” pritet të bëhen të ditura shumë shpejt.
