Një reality show si kurrë më parë?!

August 2, 2026


Pas përfundimit të eksperiencës së saj si moderatore e Ferma VIP 3, Arbana Osmani duket se ka nisur punën për një projekt të ri, për të cilin ka zgjedhur të japë vetëm një sinjal të vogël në rrjetet sociale.

Moderatorja ndodhet aktualisht në Korenë e Jugut, nga ku ka ndarë me ndjekësit disa momente nga vizita e saj në Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), kufirin mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut, duke rrëfyer disa prej historive më të veçanta që lidhen me një nga vendet më të militarizuara në botë.

Përmes disa postimeve në InstaStory, Arbana tregoi se turi në DMZ zgjati rreth shtatë orë, ndërsa vizitorët nuk lejoheshin të përdornin telefonat në pjesën më të madhe të itinerarit. Ajo ndau edhe informacione mbi familjet koreane që u ndanë pas luftës dhe programin televiziv të vitit 1983, i cili shërbeu për ribashkimin e shumë prej tyre.

 

Në një tjetër postim, moderatorja e cilësoi eksperiencën si të veçantë, sidomos për shqiptarët.

“Një eksperiencë unike sidomos për ne shqiptarët që kemi përjetuar izolimin, arratisjet dhe komunizmin. Absolute must nëse e vizitoni Korenë.”

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori postimi i fundit. Arbana publikoi një fotografi pranë kufirit së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, duke lënë të kuptohet se kjo vizitë nuk ka qenë vetëm një udhëtim.

“Ia dolem të bëjmë një selfie te kufiri dhe morëm frymëzimin për projektin e radhës :).”, shkroi ajo.

Ky mesazh ka nxitur menjëherë kureshtjen e ndjekësve, pasi lë të kuptohet se vizita në kufirin mes dy Koreve mund të ketë shërbyer si burim frymëzimi për një format të ri televiziv.

Ndonëse Arbana nuk ka dhënë detaje të tjera, postimi ka bërë që shumë të pyesin nëse moderatorja po përgatit një reality show krejtësisht ndryshe nga projektet që ka sjellë deri më tani.



Source link