Selin Bollati ka marrë gjithë vëmendjen gjatë ditës së sotme pas një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqet pranë familjes së partnerit të saj, DJ Gimbo.
Megjithatë, ajo që ka ndezur menjëherë aludimet në rrjet nuk ka qenë vetë fotografia, por një version i saj i modifikuar, i cili ka nisur të qarkullojë gjerësisht në rrjetet sociale.
Në imazhin e manipuluar, Selin shihet me duart të vendosura mbi bark dhe me barkun e rrumbullakosur, duke bërë që shumë ndjekës të spekulojnë se fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” është në pritje të ëmbël.
Por e vërteta është krejt ndryshe.
Fotoja që po shpërndahet nuk është origjinale. Ajo është modifikuar me qëllim tërheqjen e vëmendjes dhe krijimin e aludimeve.

Në fotografinë reale të publikuar nga vetë Selin, ajo nuk ka bark të rrumbullakosur dhe as nuk i ka duart të vendosura mbi bark, siç pretendohet në versionin e manipuluar.
Ky është një tjetër shembull se si inteligjenca artificiale dhe manipulimi i imazheve po përdoren gjithnjë e më shpesh për të krijuar lajme të rreme dhe për të nxitur reagime në rrjetet sociale, duke vënë në qendër të vëmendjes personazhe të njohur përmes përmbajtjeve që nuk pasqyrojnë realitetin.