Ndjekësit mendojnë që kënga e re e Olsit është dedikim për Eglin

August 1, 2026


Këngëtari i njohur Olsi Bylyku ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “EX”.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku dëgjohet një pjesë e tekstit të këngës, ai ka nxitur menjëherë kureshtjen dhe reagimet e shumta të fansave.

Vargjet e këngës së re kanë bërë që ndjekësit të jenë të bindur se ky projekt është një dedikim direkt për ish-partneren e tij, Egli Takon.

Në pjesën e publikuar dëgjohen vargjet: “Ajo që kur u nda body 10/10, ajo ka ndrru krejt disponimin, ex-i ta heqte shkëlqimin…”, të cilat kanë nxitur komente të shumta në rrjet, ku shumë prej tyre shkruajnë hapur: “Ja paske dediku Eglit”.

Kujtojmë se Olsi Bylyku dhe Egli Tako i dhanë fund lidhjes së tyre 5-vjeçare tre vite më parë, një ndarje kjo që bëri mjaft zhurmë në mediat rozë. Edhe pse ka kaluar kohë, duket se historia e tyre vazhdon të mbetet në vëmendjen e publikut sa herë që artisti publikon projekte të tilla.

Mbetet të shihet nëse është dedikim apo thjesht vargje të zgjedhura rastësisht me ritmin e këngës.

@olsibylyku12

EX SOON

♬ original sound – olsibylyku1

 






Source link