Këngëtari Luiz Ejlli ka konfirmuar rikthimin e tij në ekranin e Top Channel, ku do të vijë me një projekt të ri televiziv që pritet të nisë së shpejti.
I ftuar në emisionin “Fiks Fare”, Luizi u pyet nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu për formatin e ri që do të drejtojë. Ai zbuloi se, ndryshe nga pritshmëritë që emisioni të transmetohej çdo ditë, projekti do të jetë me transmetim javor.
“Unë do filloj një projekt që e kam pas gjithmonë ëndërr ta bëj. Do jetë njëherë në javë, të premten në darkë”, u shpreh Luiz Ejlli.
Me këtë deklaratë, fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” konfirmoi zyrtarisht rikthimin e tij në Top Channel, ndërsa detaje të tjera rreth formatit të ri ende nuk janë bërë publike.