Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

July 28, 2026


Adnan Gjinovci në emër të familjes Gjinovci ka reaguar pas aludimeve ndaj Rron Gjinovcit se familja e tij e ka pasur mysafir dhe klient në hotel kriminelin famëkeq të luftës, Arkanin.

Adnan Gjinovci tha se si familje distancohen nga qëndrimet dhe aktiviteti politik i Rron Gjinovcit. Sipas tij, pretendimet për pritjen mysafir si mysafir dhe klient në hotel të kriminelit famëkeq Arkanit lidhen me anën e dajëve të Rron Gjinovcit, shkruan Insajderi.

“Sa u përket aludimeve apo informacioneve për lidhje me Arkanin, ato lidhen ekskluzivisht me anën e dajëve të Rronit dhe nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me trungun, historinë apo emrin e familjes Gjinovci”, ka thënë ndër të tjera ai.

“Kërkojmë nga mediat dhe opinioni publik që të mos e përbaltin emrin e familjes sonë për llogari të përplasjeve politike të ditës. Historia e familjes Gjinovci është e shkruar me mund e sakrificë për këtë vend dhe do të mbetet gjithmonë e tillë”, vijon ndër të tjera Adnan Gjinovci. /Insajderi




Source link