Aksident në Vend: Femija dhe nëna plagosen
Një ngjarje e rëndë rrugore ka ndodhur para pak minutash në unazën e Patosit, ku dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar lëndime për disa persona.
Informacionet e para tregojnë se aksidenti ka përfshirë dy automjete: një "Benz" i drejtuesit me inicialet L. M., dhe një "Citroen" drejtuar nga T. M.
Për shkak të goditjes së fortë, bashkëshortja dhe fëmijët e shoferit të "Citroen" kanë pësuar lëndime.
Dy autoambulanca kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke transportuar të lënduarit në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
The post Aksident në Vend: Femija dhe nëna plagosen appeared first on Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit.