Liverpooli po tregon interesim për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao.
Drejtuesit e Reds janë të prirur për të blerë lojtarin 25-vjeçar portugez, veçanërisht nëse klubi italian nuk arrin të kualifikohet në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Aktualisht, ekzistojnë tensione mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit, gjë që mund ta shtyjë Leaon të kërkojë një transferim këtë verë.
Kontrata e tij me Milanin zgjat deri më 30 qershor 2028 dhe Transfermarkt e vlerëson atë në 75 milionë euro.
Këtë sezon, Leao ka luajtur 39 ndeshje për Milanin, duke shënuar dhjetë gola dhe duke dhënë nëntë asistime.
Leave a Reply