Dhëndri shqiptar firmos me Barcelonën, Loredana ndan foton
9
Barcelona ka përmbyllur me sukses transferimin e sulmuesit Karim Adeyemi nga Borussia Dortmund. Klubi katalanas raportohet se ka paguar një shifër prej 29 milionë eurosh (përfshirë edhe bonuset e mundshme) për shërbimet e gjermanit.
Përmes një deklarate zyrtare dhe një postimi në rrjetet sociale, kampionët e Spanjës konfirmuan se 24-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë atë te Barcelona deri më 30 qershor 2031.
Adeyemi bëhet përforcimi i dytë i madh i Barcelonës gjatë kësaj merkatoje verore, pas zyrtarizimit të anësorit të Anglisë, Anthony Gordon, nga Newcastle United. I njohur për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme dhe fleksibilitetin në fushë, Adeyemi mund të luajë si sulmues. Ardhja e tij pritet të forcojë repartin e avancuar pas largimit të veteranit Robert Lewandowski.
Karim Adeyemi u transferua te Borussia Dortmund nga Red Bull Salzburgu në vitin 2022, ku arriti të shënonte 36 gola në 146 paraqitje në të gjitha kompeticionet e tij.
Në momentin e prezantimit zyrtar, Adeyemi nuk ishte i vetëm. Pranë tij ishte edhe partnerja e tij, Loredana e cila e shoqëroi gjatë këtij hapi të rëndësishëm në karrierë, duke pozuar krah tij, vajzës së saj Hanës në ambientet e klubit katalanas.
Të shkoftë me të mbara transferimi i ri Karim!