1
Stenaldo ka prekur zemrat e publikut duke ndarë historinë e vështirë të jetës së tij.
Ai rrëfeu për babain e tij, i cili humbi jetën nga njerëz që ai i cilësonte miq, një ngjarje që la gjurmë të thella në familjen e tij.
Më tej, Stenaldo tregoi se shikimin e humbi shumë herët, kur ishte vetëm rreth 6 muajsh. Ai u shpreh se kjo ishte një nga sfidat më të mëdha për nënën e tij, e cila u përball me dhimbje dhe vështirësi të jashtëzakonshme për ta rritur.
Rrëfimi i tij u prit me shumë emocion dhe empati nga publiku, duke u kthyer në një nga momentet më prekëse, shkruan Kosovarja.

Leave a Reply