Mihrije Braha dhe Naim Abazi puthen në “Top Arena”, rrëfejnë të pathënat e martesës: Më xheloz…

July 20, 2026


Çifti i dashur për publikun, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, kanë qenë të ftuar në emisionin “Top Arena”, ku kanë zbuluar sekretin që e ka mbajtur kaq të fortë martesën e tyre.

Të pyetur se çfarë duan të ndryshojnë te njëri-tjetri, Naimi duke qeshur tha se Mihrije është treguar e zgjuar dhe herë pas here ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, në mënyrë që ai të mos ndërrojë grua.

Të pyetur se kush ka më shumë fansa, të dy thanë për Mihrije dhe Naim shton:

“Mihrije, atë e duan si femrat si meshkujt. Mua s’më duan meshkujt, këtu është problemi”.

Pjesë nga intervista:

Françeska: Pas kaq shumë vitesh bashkë, cili është sekreti që e ka mbajtur kaq të fortë martesën tuaj?

Mihrije: Mendoj dashuria aq e sinqertë, aq e bukur, duke e ushqyer dhe duke e ujitur, nuk është shuar dhe nuk është tharë asnjëherë. Kështu që sa kanë kaluar vitet dhe vazhdojnë të kalojnë¸dashuria jonë veç rritet

Naim: Si lulet.

Françeska: Nëse do të ndryshonit diçka te njëri-tjetri, çfarë do të ishte?

Naim: Unë nuk do të doja të ndryshonte Mihrija. Edhe pse ajo ka përdodur një strategji shumë të mirë, shpesh ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, në paraqitje, e ka bërë mençurisht. Në mënyrë që ndërron kjo, që të mos ndërroj grua unë.

Françeska: Kush është më i rreptë ende me djalin?

Mihrije: Jo, nuk jemi të rreptë. Nuk kam qenë as kur ka qenë i vogël dhe jam prej atyre mamave që vdesin pas çunave të tyre.

Françeska: Kush e thotë më shpesh fjalën të dua?

Mihrije: Unë

Françeska: Pse kështu ti?

Naim: Unë i them me 1 janar ‘Të duaaaa’ dhe 365 ditë jehona e mban.

Françeska: Ti më duket se je ai që e nis debatin i pari?

Naim: Unë debatin e filloj po për mirë.

Françeska: Kush ka më shumë fansa?

Mihrije: Unë

Naim: Mihrije, atë e duan si femrat si meshkujt. Mua s’më duan meshkujt, këtu është problemi

Françeska: Bëhesh xheloz ti?

Naim: Jo nuk bëhem xheloz. Madje mundohem të ndikoj që Mihrije të jetë me fansa mirë.

 




Source link