Limonata perfekte për ditët e nxehta, receta që freskon gjithë familjen
1
Në ditët e nxehta të verës, një gotë limonatë e ftohtë është zgjedhja ideale për t’u freskuar. Përveç se është e shijshme, ajo përgatitet lehtë dhe me pak përbërës.
Për recetën ju nevojiten: 4-5 limonë të freskët, 1 litër ujë i ftohtë, 4-5 lugë sheqer ose mjaltë sipas dëshirës, akull dhe disa gjethe menteje. Shtrydhni limonët, përziejini me ujin dhe sheqerin derisa të tretet plotësisht.
Më pas shtoni akullin dhe menten për një aromë edhe më të freskët. Nëse preferoni, mund të shtoni edhe disa feta limoni ose portokalli për më shumë shije.
Limonata e bërë në shtëpi është një pije e freskët dhe ideale për ditët e verës, qoftë gjatë drekës, në plazh apo në një pasdite relaksi me familjen dhe miqtë.