“10 vite më parë isha në shtrat spitali pa e ditur nëse do të buzëqesh sërish”, Sasa kujton një moment prekës

July 19, 2026


Sasa Hoda ka ndarë një mesazh prekës me ndjekësit e saj, duke kujtuar një nga periudhat më të vështira të jetës.

Dhjetë vite pas një beteje të madhe shëndetësore, ajo thotë se sot buzëqesh me gjithë zemër dhe është mirënjohëse për jetën.

“10 vite më parë isha e shtrirë në shtrat spitali pa e ditur nëse do të buzëqesh sërish. Sot buzëqesh me gjithë zemër sepse ia dola. Nuk është një përvjetor, është rilindja ime. Jam mirënjohëse për jetën, shërimin dhe forcën që nuk e dija se e kisha”, ka shkruar Hoda në fotografinë e publikuar në InstaStory.

Ky rrëfim lidhet me përballjen e saj me një sëmundje jashtëzakonisht të rrallë, ‘Hemangioma diffusa tegmenti abdominis et lumbalis per magna’, një diagnozë që sipas të dhënave të publikuara prek vetëm një numër shumë të kufizuar personash në botë.

Sëmundja lidhet me një zhvillim jo normal të enëve të gjakut dhe me vështirësi në kontrollimin e qarkullimit të gjakut në vena, duke e bërë trajtimin një sfidë të madhe mjekësore.

Ish-banorja e Big Brother Kosova ka treguar më herët se ishte një nga rastet e rralla të kësaj sëmundjeje dhe se kishte marrë përsipër një rrezik të madh duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e saj.

Ajo u bë personi i parë ndër pacientët me këtë diagnozë që provoi këtë mundësi trajtimi.

Sot, pas 10 vitesh, ajo e sheh atë periudhë jo vetëm si një luftë për mbijetesë, por si një kapitull që e ka bërë më të fortë./Telegrafi






Source link