Baba për herë të tretë, zbulohet emri i veçantë i djalit të Fedez
6
Reperi i njohur italian, Fedez, është bërë baba për herë të tretë. Partnerja e tij, Giulia Honegger, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë të cilin çifti e ka quajtur Edoardo Lupo.
Duke cituar burimet, “Gente” shkruan se, vogëlushi ka lindur pasditen e së enjtes, më 16 korrik, në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi i bukur është mbajtur larg vëmendjes mediatike, ndërsa deri tani nuk ka pasur asnjë reagim apo njoftim zyrtar nga Fedez në rrjetet sociale.
Heshtja e çiftit nuk ka habitur ndjekësit e tyre, pasi marrëdhënia mes reperit dhe stilistes së re është zhvilluar që në fillimet e saj larg zhurmës së mediave. Ndryshe nga historitë e mëparshme të dashurisë së Fedez, çifti ka zgjedhur ta ruajë me kujdes jetën private, duke kufizuar daljet publike dhe postimet në rrjetet sociale.
“Momentet tona intime…”/ Aktorja e famshme HABIT me deklaratën: Nuk është e nevojshme që çiftet të flenë gjithmonë…
Historia mes Fedez dhe Giulia Honegger nisi gjatë verës së vitit 2025. Lidhja e tyre u bë publike pas disa fotografive ku shfaqeshin duke shkëmbyer një puthje në një plazh në Sardenjë.
Në atë periudhë, reperi publikoi edhe dedikimin: “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”, një mesazh që u interpretua si shenjë e një fillimi të ri pas përfundimit të martesës me Chiara Ferragni.
Për Giulia Honegger ky është fëmija i parë, ndërsa Fedez është gjithashtu baba i Leone dhe Vittoria, dy fëmijët e tij nga martesa me Chiara Ferragni. Me ardhjen në jetë të Edoardo Lupo, reperi italian nis tashmë një kapitull të ri në jetën e tij familjare.