Ben Affleck është i mrekullueshëm me fëmijët
1
Jennifer Garner ka folur me vlerësim për ish-bashkëshortin e saj, aktorin Ben Affleck, duke e cilësuar një prind të përkushtuar dhe të shkëlqyer për fëmijët e tyre.
Edhe pse çifti u divorcua në vitin 2018 pas një martese 10-vjeçare, Garner dhe Affleck kanë vazhduar të bashkëpunojnë për rritjen e tre fëmijëve të tyre.
Në një intervistë për “Entertainment Weekly”, aktorja tha se Affleck ka arritur të balancojë me sukses jetën profesionale dhe atë familjare.
“Fëmijët e mi janë pak më të rritur tani. Babai i tyre është një prind i shkëlqyer”, u shpreh Garner.
Ajo tregoi se ndërsa fëmijët ishin më të vegjël, kishte kaluar shumë kohë duke u përkushtuar ndaj tyre, por tani situata ka ndryshuar.
“Ai kujdeset për ta. Është i mrekullueshëm dhe kjo është çliruese”, tha aktorja, duke vlerësuar rolin e Affleck si baba.
Sipas burimeve pranë ish-çiftit, marrëdhënia mes tyre sot është miqësore dhe e përqendruar te mirëqenia e fëmijëve, me mbështetje të ndërsjellë në rolin e prindërve.