Humb jetën tragjikisht në Gjermani i riu nga Krusheva
1
Një i ri nga Krusheva, Emre Nazifi, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook, ndërsa për të ka reaguar edhe Universiteti i Tetovës, ku Nazifi ndiqte studimet.
Universiteti i Tetovës e ka përshkruar të riun si një student shembullor të Katedrës së Gjuhës Angleze, i njohur për përkushtimin ndaj studimeve, mirësjelljen dhe vlerat e tij njerëzore.
Njëherësh, rrethanat e plota se si ka ndodhur vdekja e studentit ende nuk janë bërë të ditura.