Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, po feston sot një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj.
Djali i saj i parë, Daskani, ka mbushur plot një vit që kur erdhi në jetë.
Për të shënuar këtë moment të veçantë, Dafina ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një imazh mjaft emocionues nga çasti i lindjes, ku shihet foshnja e sapoardhur në jetë në sallën e operacionit.
Përmbi kësaj fotoje, Dafina ka zgjedhur fjalët më të ndiera të zemrës për të uruar të voglin e saj:
“Urime ditëlindja drita e shpirtit tem! T’du ma shumë se veten! Gjithmonë”, duke përcjellë kështu dashurinë e pakufishme që ndjen si nënë.

Përveç festës së ditëlindjes së parë të Daskanit, familja e Dafinës dhe partnerit të saj, Kreshnikut, është në pritje të një tjetër gëzimi të madh. Kujtojmë se dyshja e njohur do të bëhen prindër për herë të dytë.
Këngëtarja është aktualisht në pritje të ëmbël dhe çifti po përgatitet të mirëpresë sërish një djalë. Ky vit i ri jetësor po sjell padyshim shumë lumturi dhe bekime për familjen e tyre të vogël që po rritet dita-ditës.
Shumë urime për Daskanin!