Salmonella, çfarë është dhe si mund të mbroheni nga ky bakter?
15
Salmonella është një bakter që shkakton infeksion në zorrë dhe përhapet më së shpeshti përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar. Ajo është një nga shkaqet më të zakonshme të helmimeve ushqimore.
Ky bakter mund të gjendet në mish të pagatuar mirë, vezë të papjekura, qumësht të papasterizuar, si dhe në fruta e perime të kontaminuara. Në disa raste, Salmonella mund të transmetohet edhe përmes kontaktit me kafshë të infektuara.
Simptomat më të shpeshta janë diarreja, temperatura, dhimbjet e barkut, të përzierat dhe të vjellat. Ato zakonisht shfaqen brenda disa orësh deri në tre ditë pas infektimit.
Ekspertët rekomandojnë gatimin e mirë të ushqimeve, larjen e duarve dhe ruajtjen e higjienës gjatë përgatitjes së ushqimit për të ulur rrezikun e infektimit me Salmonella.