Gjykimi në Hagë drejt përfundimit, Specialja thotë se e respekton Kushtetutën e Kosovës për të drejtat e të akuzuarve

March 11, 2026


Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar përmes një publikimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social X se gjyqtarët në Hagë garantojnë respektimin e të drejtave të të akuzuarve.

Sipas këtij njoftimi, të drejtat e tyre mbrohen në përputhje me Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjithashtu, nga Specialja theksohet se në rast se ndonjë i akuzuar nuk është i kënaqur me një vendim të marrë gjatë procesit gjyqësor, ai ka të drejtë t’i drejtohet Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara për shqyrtim të mëtejshëm të çështjes.

“Nëse një i akuzuar beson se një vendim nuk është në përputhje me ligjin ose shkel të drejtat e tij, ai mund ta apelojë vendimin te një panel i veçantë gjyqtarësh dhe, si mjet i fundit, te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

“Në vendimmarrjen e tyre, gjyqtarët ndjekin Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimet e marra më parë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.Vetëm Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka zbatuar të paktën 160 raste të vendosura më parë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të siguruar që vendimet e saj të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, thekson Specialja.






Source link