10-shi i Barcelonës sot mbush 19 vjet
9
Lamine Yamal sot feston ditëlindjen, ndërsa mbush 19 vjet. Talenti spanjoll ka kaluar në një kohë shumë të shkurtër nga një premtim i madh në një nga emrat më të përfolur të futbollit botëror.
I lindur më 13 korrik 2007, Yamal ka thyer rekorde të shumta që në moshë shumë të re. Ai u bë një nga lojtarët më të rinj që ka debutuar me Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës, ndërsa shkëlqimi i tij në fushë e ka vendosur mes yjeve të brezit të ri, transmeton Klankosova.tv.
Me driblimet, shpejtësinë dhe kreativitetin e tij, sulmuesi anësor ka fituar zemrat e tifozëve dhe ka treguar se ka potencial për të lënë gjurmë të mëdha në historinë e futbollit.
Pas triumfit në Euro 2024 me Spanjën dhe paraqitjeve të tij të rëndësishme me Barcelonën, Yamal vazhdon të jetë një nga lojtarët më të ndjekur në botë.
Në ditën e tij të veçantë, urimet kanë vërshuar për talentin spanjoll, i cili tashmë synon të vazhdojë rritjen dhe të shkruajë kapituj të rinj në karrierën e tij.