Zejnullah Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit
1
Zejnullah Gashi është nominuar për Kryeprokuror të Shtetit.
Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, u bë e ditur se Gashi mori pesë vota, transmeton klankosova.tv.
Kujtojmë se Paneli Vlerësues ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.
Rezultatet e intervistimit ishin: Zejnullah Gashi 91.6 pikë, Atdhe Dema 89.3 pikë, Naim Abazi 89 pikë, Rafet Halimi 87 pikë, dhe Shqipdon Fazliu 86.5 pikë.
Bazuar në këtë rezultat, të pesë kandidatët u propozuan sot për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa vetëm Gashi mori pesë vota, dhe Halimi një votë.