‘Rrini në shtëpi, sonte Kanye është i zënë’ – Kape Lajmin

July 11, 2026








Mbërritja e reperit Kanye West në Tiranë ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale akoma më shumë nga postimi i fundit i Encës.

 

Këngëtarja nxiti kuriozitet të madh me fotot mjaft intime ku ‘shfaqej’ me artistin amerikan, të shoqëruar me shkrimin:

“Rrini në shtëpi sonte se Kanye është i zënë”.

 

Por, ndërsa të gjithë filluan të aludonin se fotot ishin të krijuara me Inteligjencë Artificiale (AI) për të marrë vëmendje, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Enca nuk ka përdorur asnjë program montazhi, por thjesht ka rikthyer në vëmendje një kujtim mjaft të bukur.

Imazhet që po bëjnë xhiron e rrjetit janë shkrepur vite më parë në Londër, pikërisht në muzeun e famshëm botëror ‘Madame Tussauds’.

“Kanye West” që Enca po përqafon dhe thuajse po puth në foto, nuk është gjë tjetër veçse statuja e tij prej dylli, e cila njihet për realizmin e saj të jashtëzakonshëm që mashtron lehtësisht syrin e kujtdo.

Me këtë lëvizje mjaft inteligjente dhe me pak humor, Enca ka arritur të “gënjejë” me sukses të gjithë ndjekësit, duke shfrytëzuar ethet e koncertit të tij sonte në kryeqytet për të krijuar lajmin e ditës. /Prive By Liberta Spahiu




Source link