A ka bërë ndërhyrje në fytyrë motra e Adelina Tahirit? Kjo fotografi po ngre dyshime
28
Diana Tahiri, motra e këngëtares së njohur Adelina Tahiri, shpesh bëhet pjesë e komenteve në mediat rozë falë paraqitjes së saj.
Ajo është vlerësuar gjithmonë për bukurinë natyrale dhe pamjen elegante, ndërsa çdo ndryshim në dukjen e saj nuk kalon pa u vënë re nga ndjekësit.
Së fundmi, një fotografi e publikuar prej saj ka nxitur dyshime se Diana mund të ketë bërë një ndërhyrje estetike në buzë, të cilat duken më të plota se më parë.
Megjithatë, Diana nuk ka konfirmuar nëse ka kryer ndonjë procedurë estetike, ndaj mbetet vetëm në nivel spekulimesh. Fotografia e fundit ka mjaftuar për të hapur diskutime mbi pamjen e saj.
