4 të lënduar, një fëmijë i nënshtrohet operimit

July 6, 2026


Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në Gjakovë, ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Bazuar në burimet e gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, një i lënduar është dërguar në sallën operative nga Kirurgjia e fëmijëve dhe anestezioni, transmeton klankosova.tv.

Tre të lënduarit e tjerë, bazuar në burimet e gazetares, ani pse kanë marrë lëndime të rënda, janë në gjendje stabile.




Source link