Tre të plagosurit në Podujevë dërgohen në QKUK për trajtim

July 2, 2026


Tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të Podujevë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinë, Enis Pllana i cili bëri të ditur se të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në konfirmim.




Source link