Ledri Dakaj rikthehet me “Ajo”, e quajne Justin Bieber shqiptar
4
Këngëtari i ri Ledri ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Ajo”, duke sjellë një frymë moderne dhe të veçantë në skenën muzikore.
Artisti po vlerësohet si një emër premtues, ndërsa stili i tij është krahasuar me atë të Justin Bieber.
Për realizimin e këngës “Ajo”, Ledri ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore. Projekti është prodhuar nga ALANDY, instrumentali është punuar nga FIFI dhe ALANDY, ndërsa tekstin e ka shkruar FIFI. Videoklipi është realizuar nga MAX PRODUCTION, shkruan “Kosovarja”.
Kënga tashmë është publikuar në platformën YouTube dhe po shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të këngëtarit.
Me këtë projekt, Ledri synon të forcojë edhe më tej identitetin e tij muzikor dhe të sjellë krijime të reja për publikun.