“Heshtja” në rrjete sociale ngriti dyshimet, çka po ndodh me DJ PM dhe Sarën?

June 26, 2026


Raporti i çiftit të njohur DJ PM dhe Sara ka qenë temë diskutimi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku gazetarët Miftar Zejnullahu, Elton Tozaj dhe Agon Rexhepi kanë folur për paraqitjet e fundit të dyshes në rrjetet sociale.

Gazetari Agon Rexhepi ka thënë se mungesa e ndërveprimeve mes tyre në platformat sociale ka bërë që të krijohen dyshime te publiku për një krizë të mundshme në lidhjen e tyre.

“Këta kanë lënë hapësirë për të menduar se nuk ka diçka që po ndodh mes tyre për një kohë të gjatë, sepse nuk janë parë të afërt. Nuk janë parë duke pëlqyer postimet e njëri-tjetrit, nuk janë parë duke komentuar njëri-tjetrin, sepse një kohë kanë qenë shumë intensivisht të përfshirë në rrjetet sociale të njëri-tjetrit. Këta ende ndiqen në rrjetet sociale, por nuk postojnë bashkë, nuk komentojnë dhe nuk bëjnë pëlqime”, tha Rexhepi.
Ndërkohë, Miftar Zejnullahu ka theksuar se shpesh fansat i kushtojnë shumë rëndësi veprimeve të personazheve publike në rrjete sociale, duke krijuar aludime për ndarje.

“Është një farë situate që, siç e shoh unë, Zakonisht janë fansat e tyre, të cilët i kanë përcjellë që prej Big Brotherit dhe pas daljes nga Big Brotheri, që për një koment ose një pëlqim në Instagram bëjnë të madhe sikur nuk flasin më mes vete. Pa marrë parasysh nëse është DJ PM me Sarën apo personazhe të tjera që zakonisht përfliten për lidhje, unë nuk dua të besoj që këta janë ndarë, përderisa ende e mbajnë njëri-tjetrin “folloë”, ka diçka mes tyre. Nuk po dyshoj që nuk janë ndarë”, tha Zejnullahu.
Për dallim nga dyshimet e ngritura, gazetari Elton Tozaj ka qenë i bindur se çifti vazhdon të jetë bashkë.

“Jo, nuk janë ndarë. Absolutisht janë ende bashkë”, është shprehur ai me bindje të plotë.




Source link