Klodi dhe Elijona po vazhdojnë të tërheqin vëmendjen me raportin e tyre, ndërsa postimet e fundit në rrjetet sociale kanë shtuar edhe më shumë komentet rreth çiftit.
Pas paraqitjes së tyre në “Alba Festival”, ku u panë pranë njëri-tjetrit, dyshja ka ndarë me ndjekësit edhe momente të tjera nga përditshmëria. Këtë herë ishte Klodi ai që publikoi një video në TikTok, ku shfaqet duke udhëtuar me Elijonën.
Në pamje, Elijona shihet duke drejtuar automjetin, ndërsa në një moment Klodi i kap dorën dhe e vendos mbi këmbën e tij. Videon ai e shoqëroi me mbishkrimin: “Princesha pasagjere”.
Pak më vonë ka reaguar edhe Elijona, e cila ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqen së bashku gjatë festivalit. Postimi u shoqërua me këngën “Dashni ke ra” të Noizy-t, një detaj që nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit.