Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

June 22, 2026


Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin e tetë, ku janë përfshirë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova,ku sipas tij si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

“Sot rreth orës 13:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Pejë-Rugova, në kilometrin e tetë, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.”, tha Rugova.




Source link