Arbana Osmani “arratiset” pas Ferma VIP
3
Pas përfundimit të “Ferma VIP”, Arbana Osmani ka nisur pushimet pas një angazhimi të gjatë si moderatore.
Moderatorja ka zgjedhur të mos zbulojë vendin ku po pushon, duke e mbajtur destinacionin larg vëmendjes së publikut.
Ajo ka publikuar disa fotografi me veshje plazhi, duke lënë të kuptohet se po shijon në maksimum këtë periudhë relaksi.
Kjo “arratisje” vjen pas një lodhjeje të madhe profesionale, teksa Arbana duket se po rikuperon energjitë për angazhimet e ardhshme.