Dushi : Nekibe Kelmendi – Ikona e Drejtësisë dhe e Politikës në Kosovën e Pasluftës

June 19, 2026


Sot, në 15-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, e kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të thellë zonjën Nekibe Kelmendi, një prej figurave më të shquara të drejtësisë dhe jetës politike në Kosovë.
Bashkëthemeluese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sekretare e përgjithshme dhe Nënkryetare e saj, Zonja Kelmendi ishte njëra nga bashkëpunëtoret më të afërta të Presidentit Rugova. Zonja Kelmendi, si deputete dhe Ministre e Drejtësisë ishte edhe njëra nga nënshkrueset e Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kështu Zonja Nekibe Kelmendi ia kushtoi gjithë jetën dhe veprimtarinë e saj ndërtimit të shtetit, forcimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së vlerave demokratike në vendin tonë.
E pathyeshme deri në çastet e fundit, ajo la pas një trashëgimi të rrallë njerëzore, juridike dhe politike, për t’iu bashkuar në amshim më të dashurve të saj, Bajramit, Kastriotit dhe Kushtrimit. Për brezat që vijnë, Nekibe Kelmendi mbetet ikonë e qëndresës, urtësisë dhe e përkushtimit ndaj Kosovës, një forcë morale e pashuar që u shndërrua në legjendë.
Lavdi!




Source link