‘Këngët që nuk arriti t’i publikojë’, Selvija tregon se çfarë do të ndodhë me muzikën e Shpatit
1
Humbja e parakohshme në nëntor të vitit të kaluar e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi la një zbrazëti të madhe te familjarët dhe publiku që e ndoqi ndër vite. Edhe pse muajt kalojnë, kujtimi për të mbetet i gjallë, veçanërisht përmes artit dhe trashëgimisë muzikore që ai la pas.
Së fundmi, bashkëshortja e tij, Selvija, ka prekur zemrat e të gjithë ndjekësve përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka bërë të ditur se Shpati ka lënë pas disa këngë të cilat nuk arriti t’i publikonte sa ishte gjallë, duke ndarë të gjitha fjalët e saj të ndjera për këtë projekt.
Në mesazhin e saj të plotë, Selvija shkruan:
“Ah Shpat… Të qanë të gjitha nënat shqiptare, dhe sot po i lë botës një këngë që flet për mallin e një djali në gurbet, që ëndërron ditën kur do të kthehet e do ta gjejë nënën duke e pritur.”
Ajo vazhdon më tej duke shprehur dhimbjen e madhe që ndien teksa dëgjon këto vargje sot:
“Sa e rëndë tingëllon sot kjo këngë… sepse një nënë ende pret zërin e djalit të saj, përqafimin e tij dhe trokitjen e tij në derë…”
Në mbyllje të dedikimit, Selvija tregon se e sheh si një mision personal që zëri i bashkëshortit të saj të ndjerë të mos shuhet kurrë:
“Shpati ka lënë pas disa këngë që nuk arriti t’i publikojë, dhe edhe pse zemra më dhemb, e ndiej se kam për detyrë t’jua sjell juve, që zëri i tij të vazhdojë të jetojë mes nesh. Së shpejti në YouTube ‘NANA’”.