Nita Latifi ndan momentin e parë me partnerin
1
Këngëtarja shqiptare Nita Latifi po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj private.
Muaj më parë, ajo konfirmoi për herë të parë lidhjen e saj të dashurisë, si dhe faktin që është zhvendosur nga vendi për të jetuar së bashku me partnerin e saj në Evropë.
Së fundmi, Nita ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft të ëmbël për të shënuar një përvjetor të rëndësishëm: 3-vjetorin e historisë së tyre të dashurisë. Përmes një imazhi të postuar në rrjetet sociale, ajo shihet e përqafuar me partnerin e saj në një nga vendet më romantike, përballë Kullës Eiffel në Paris, të cilin e ka shoqëruar thjesht me numrin “3” dhe disa yje.
Edhe pse ka ndarë këtë çast të veçantë, këngëtarja ka zgjedhur të mbetet besnike e privatësisë së saj. Nita asnjëherë nuk e ka zbuluar identitetin e partnerit apo fytyrën e tij të plotë, duke vendosur që dashurinë dhe jetën e saj private t’i mbajë sa më larg syrit të ndjekësve dhe vëmendjes mediatike.