Learta Jakupi nuk ndahet nga takat as në pushime, shfaqet elegante nga Greqia
1
Learta Jakupi po shijon ditët e pushimit në Greqi së bashku me familjen e saj.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet, ku ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante.
Edhe kësaj radhe, Learta dëshmoi se stili dhe eleganca e shoqërojnë kudo.
Pavarësisht atmosferës së relaksuar të pushimeve, ajo u shfaq me taka, duke ruajtur imazhin e një zonje me shumë klas dhe finesë.
Paraqitja e saj nuk kaloi pa u vënë re, duke marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, shkruan Kosovarja.
