Çfarë tha Meritoni për Luizin? Deklarata e tij po komentohet kudo
I ftuar në studion e “Kampionët e Botës” në Tv Klan, Meriton Mjekiqi iu përgjigj një serie pyetjesh të shpejta nga moderatorja Marina Vjollca, ku skena e muzikës u krahasua me një fushë futbolli.
Artisti nuk hezitoi të japë emra konkretë dhe mendimet e tij për disa nga figurat më të njohura të industrisë.
Cili lojtar po bën progres në këtë sezon?
Meriton Mjekiqi: “Po e lëmë te këngëtarët. E pashë albumin e Butrintit dhe ishte shumë i bukur, edhe videoklipet.”
Cili është ‘derbi’ më i fortë në rep sot?
Meriton Mjekiqi: “Shumë e vështirë…”
Do të të jap karton të kuq, ti bëje namin atje.
Meriton Mjekiqi: “Po me dissa, do thoja Buta me Mossi-n.”
Autogol në karrierë?
Meriton Mjekiqi: “Luiz Ejlli!”
Titullar vetëm prej emrit, jo prej performancës?
Meriton Mjekiqi: “Hajt po e marr kartonin e kuq kësaj radhe!” – tha ai mes të qeshurave.
Kush është Messi në performancë?
Meriton Mjekiqi: “Në industrinë e muzikës unë mendoj se është Ghetto Geasy.”
Cili është transferimi më i shtrenjtë nëse skena do të ishte kampionat?
Meriton Mjekiqi: “Nëse shohim si është rritur dhe si e ka mbajtur veten që nga dalja e parë televizive, do të ishte Don Xhoni.”
Kush meriton karton të kuq?
Meriton Mjekiqi: “Çdo reper i dobët!”
Cila është lojtarja që vendos ndeshjen sot?
Meriton Mjekiqi: “Për momentin është Tayna në formë, elitare. Muzika e saj dëgjohet në të gjithë botën.”
Kush e merr Topin e Artë këtë vit?
Meriton Mjekiqi: “Unë jam pro atyre që i kanë nxjerrë artistët në pah dhe do të them prapë Ghetto Geasy. Më vjen keq që po e them në emisionin tënd, por kështu mendoj.”
Me përgjigjet e tij të drejtpërdrejta, Meritoni dha vlerësimet e veta për emrat më të komentuar të muzikës shqiptare, duke veçuar Ghetto Geasy si figurën më dominuese të momentit, ndërsa komenti i tij për Luiz Ejllin pritet të ngjallë reagime të shumta në rrjet.