“Uaaaaa moj mami e fitovaaaa” -Reagimi emocionues i Mimoza Ahmetit pas triumfit në Ferma VIP – Lajme Big Brother Vip
Pas shpalljes fituese të “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti ka reaguar me një mesazh plot emocion në rrjetet sociale, duke ndarë gëzimin dhe mirënjohjen e saj për publikun që e mbështeti gjatë gjithë rrugëtimit në spektakël.
“Uaaaaa moj mami e fitovaaaa”, ka shkruar ajo e entuziazmuar, duke përmendur gjithashtu edhe një detaj të stilit të saj në natën finale.
Në reagimin e saj, Ahmeti është shprehur se do t’i duhen disa ditë për të falënderuar të gjithë ata që kontribuan që kjo eksperiencë të ishte e paharrueshme për të, por theksoi se falënderimi i parë i takon publikut.
“Ju jeni të parët, publiku fantastik, që më deshët e kuptuat. Ju du, ju du, ju du”, ka shkruar fituesja e “Ferma VIP”.
Mimoza Ahmeti mbetet një nga figurat më të njohura të kulturës shqiptare, ndërsa fitorja e saj në reality show-n “Ferma VIP” ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në mediat rozë.