Vrasja në Kobaj merr kthesë të re – arrestohet edhe nëna e të dyshuarit, dyshohet se nxiti krimin

June 14, 2026


Rasti tronditës i vrasjes në Kobaj po merr përmasa edhe më të rënda. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se, përveç të dyshuarit kryesor për ekzekutimin e viktimës, në prangat e Policisë ka përfunduar edhe nëna e tij.

Ajo dyshohet se ka pasur rol në nxitjen e kryerjes së vrasjes, çka ka zgjeruar hetimet dhe ka ndryshuar kahun e këtij rasti që ka tronditur opinionin publik.

Autoritetet janë duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit person të përfshirë.

Do t’ju mbajëm të informuar për çdo zhvillim të ri rreth këtij rasti që po vazhdon të shkaktojë jehonë të madhe në vend.

Shënim: Dyshimet ndaj të arrestuarve mbeten në fazën e hetimeve dhe vlejnë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga organet kompetente të drejtësisë.

Albian Osmanaj, djali i vetëm i familjes – dyshohet se u vra pas konfliktit me djalin e axhës

 

Ngjarje e rëndë në Prizren: Vritet një 27 vjeçar




Source link