Yll Limani ka reaguar në mënyrën e tij mes debatit të krijuar ditët e fundit në rrjetet sociale, ku një pjesë e qytetarëve kishin bërë thirrje për bojkotimin e koncertit të tij në Tiranë.
Këngëtari ka publikuar në Instagram një video nga mbrëmja e parë e koncertit, ku shihet një numër i madh pjesëmarrësish përpara skenës.
Mbi pamjet, ai ka shkruar: “15,000 ❤️ Tirana. Nata e parë. Ju dua”.

Postimi vjen pas ditësh diskutimesh në rrjet, ku emri i artistit u përfshi në debate që lidhen me protestat e zhvilluara në kryeqytet.
Disa aktivistë dhe figura publike kishin kritikuar organizimin e koncerteve në këtë periudhë, ndërsa nuk munguan as thirrjet për bojkot.
Megjithatë, nga pamjet e publikuara nga vetë këngëtari, koncerti duket se ka tërhequr një numër të konsiderueshëm spektatorësh.