Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, Londrim Mekaj, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga mban titullin “My Baby” dhe është shoqëruar edhe me videoklip, i cili ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve menjëherë pas publikimit.
Pjesë e klipit është edhe ish-banorja e të njëjtit edicion, Dolce, e cila shfaqet në disa prej skenave kryesore të videos përkrah Londrimit.
Në videoklip nuk mungojnë momentet romantike mes dy protagonistëve, ndërsa në fund të tij ata shfaqen duke shkëmbyer edhe puthje, një detaj që është komentuar gjerësisht nga fansat në rrjetet sociale.
Projekti i ri vjen pas përfundimit të rrugëtimit të Londrimit në “Big Brother VIP Kosova”, ku ai u shpall fitues i edicionit të katërt.