Ish-konkurrentja e “Përputhen”, “Ferma VIP” dhe së fundmi e “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, ka trazuar rrjetin dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fotot e saj të fundit të publikuara në Instagram.
Në këto imazhe, Alba shfaqet me një look tërësisht të ndryshuar, duke u dukur pothuajse si një person tjetër në krahasim me pamjen e saj natyrale që publiku njeh nga daljet televizive.


Ky ndryshim kaq i madh vizual nuk ka kaluar pa u vënë re, duke shkaktuar një lumë reagimesh nga ndjekësit. Pjesa më e madhe e tyre e kanë kritikuar hapur për përdorimin e ekzagjeruar të programeve të modifikimit.
Ja disa nga komentet më pikante që i kanë lënë në profil:
“Mbaje njëçikë dorën me karar filtrat”.
“Qyqja mi gocë, thashë se kishe postuar ndonjë shoqe, ti qenke vetë… nuk duket fare që ke vendosur filtra, je shumë origjinale!”
“Kush është kjo?”.
“Është AI (Inteligjencë Artificiale) o njerëz, çuditem si thoni yll! Nuk e mbani mend te Bigu këtë?”.
