Vjosa Osmani i kthehet jetës reale, ja çfarë bën një ditë para zgjedhjeve
2
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zgjedhur Prizrenin për të kaluar disa momente relaksi vetëm një ditë para zgjedhjeve.
Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, ajo shihet duke shijuar një akullore në sheshin e qytetit historik të Prizrenit. E buzëqeshur dhe me një paraqitje elegante, Osmani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.
Postimi ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale. Disa komentues kanë përdorur terma të ndryshëm për të shprehur mendimet e tyre, ndërsa shumë të tjerë e kanë komplimentuar për thjeshtësinë dhe stilin që e karakterizon.
Ajo vet ndau imazhin me ndjekesit e saj, shkruan Kosovarja.


