Sa ujë duhet të pimë gjatë temperaturave të larta? Ekspertët japin këshillat
1
Temperaturat e larta të verës rrisin rrezikun e dehidratimit, ndaj ekspertët këshillojnë konsumimin e rregullt të ujit gjatë gjithë ditës.
Sipas rekomandimeve të përgjithshme, një i rritur duhet të pijë mesatarisht nga 2.5 deri në 4 litra lëngje në ditë, ndërsa nevojat rriten nëse personi qëndron për periudha të gjata në diell ose kryen aktivitet fizik.
Mjekët sugjerojnë që uji të konsumohet vazhdimisht dhe jo vetëm kur shfaqet ndjenja e etjes, pasi kjo mund të jetë një shenjë se organizmi tashmë ka filluar të humbasë lëngjet e nevojshme.
Gjithashtu, këshillohet shmangia e ekspozimit të panevojshëm në diell gjatë orëve më të nxehta dhe konsumimi i frutave e perimeve të pasura me ujë për të ruajtur hidratimin e organizmit.

