Kthesa e Mërkurit dhe Hëna e re, çfarë parashikon Meri Shehu për horoskopin e kësaj jave

March 9, 2026


Java astrologjike që sapo ka nisur pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme për shumë shenja të horoskopit.

Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, ka bërë parashikimin për 12 shenjat,

duke theksuar se energjitë planetare të kësaj periudhe hapin rrugë për vendime të rëndësishme dhe fillime të reja.

Sipas saj, momenti kyç i kësaj jave lidhet me Hënën e re që pritet të ndodhë më 18 në shenjën e Peshqve,

një zhvillim që pritet të sjellë një ndikim çlirues, sidomos pasi dy ditë më vonë Mërkuri rikthehet në rrugën e tij të drejtë. Ky kombinim astrologjik pritet të krijojë një klimë më pozitive për disa shenja, veçanërisht për Peshqit,

Virgjëreshat, Binjakët dhe Shigjetarët, të cilët mund të shohin mundësi të reja në jetën personale dhe profesionale.

“Është një javë e rëndësishme dhe sa të mbarojë kjo javë kemi Hënën e re në shenjën e Peshqve. Në datën 18. Kjo është një Hënë e re pozitive, ka një karakter çlirues, sepse dy ditë pas kësaj Hënës së re kemi rikthimin e Mërkurit në rrugën e tij të drejtë. Kështu që duke qenë kemi Mërkurin e kundërt ndikimi i Hënës së re, e cila do të jetë më me ndikim tek Peshqit, Virgjëreshët, Binjakët dhe Shigjetarët do të japë tendenca pozitive për fillime të reja. Javën e kaluar folëm për eklipsin Hënor në shenjën e Virgjëreshë dhe që do të ndikojë për tre muaj. Ngjarjet që do të ndodhin me Hënën e plotë në Virgjëreshë do të zgjasë për tre muaj. Kështu që kanë filluar ndikimet si për Virgjëreshët, Peshqit, Shigjetarët dhe Binjakët”, tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 4 yje: Afërdita takohet me Saturnin në shenjën e Dashit, u takua edhe me Neptunin, por takimi me Saturnin është pak më i vështirë. Me Neptunin ëndërruan Dashët, kurse tani duhet që të marrin vendime shumë të rëndësishme, sidomos në jetën e tyre personale. Të lindurit në 10 ditëshin e parë kanë një periudhë shumë intensive dhe shumë interesante. Është një periudhë fejesash, martesash edhe vendimmarrjesh shumë të rëndësishme. Nganjëherë janë të mira dhe nganjëherë jo sepse janë shenjë shumë intensive. Çështjet familjare që kanë mbetur pezull, do të kenë parësi.

Demi, 2 yje: Jupiteri në datën 10 kthehet i drejtë, deri tani këto muaj kemi pasur Jupiterin të kundërt. Demët e marrin këtë dhe fillojnë që të duken planet dhe projektet e tyre, që kanë ngecur. Kanë qenë shumë të rezervuar qoftë në komunikim dhe në udhëtime, në plane studimore dhe në të ardhmen. Kanë pasur shumë plane dhe nuk i arrinin deri në fund. Nuk janë në fazën e tyre më të mirë, sidomos psikologjike. Saturni nuk u jep asnjë favor.

Binjakët, 3 yje: Parapërgatiten për Hënën e re në shenjën e Peshqve dhe kjo paralajmëron një pozicion të mirë pune. Ky pozicion mund të jetë pozitive dhe mund të mos rezultojë afatgjatë, por do të shohim që ai propozim do të parapritet nga një propozim që do të jetë në datën 18. Afërdita në shenjën e Dashëve është një aleat shumë të mirë. Binjakët kanë një takim shumë të mirë me fatin, ose me një person të rëndësishëm që mund t’i drejtojë jashtë mase mirë. Një preson që do të jetë shumë i rëndësishëm në etapat e jetës së tyre.

Gaforrja, 5 yje: Më në fund Jupiteri në shenjën e tyre kthehet në rrugën e tij të drejtë. Që nga nesër ato pasiguritë e Gaforres fillojnë që të qetësohet dhe të lartësohen, marrin frymë. Çfarëdo që të bëjnë Gaforret, fati qëndron në anën e tyre. Kujdes duhet të kenë Gaforret e lindura në 10 ditëshin e parë, sepse Afërdita duke u takuar me Saturnin në shtëpinë e 10 në shenjën e Dashit, për Gaforret është një moment i vështirë në jetën personale dhe ekonomike. Shumë Gaforre që kanë lindur në 10 ditëshin e parë dhe kanë një problem, ose nuk janë shumë të qarta, qoftë me jetën personale, qoftë me jetën ekonomike do të shikojnë një problem tjetër, i cili mund të dalë gjatë kësaj jave.

Luani, 3 yje: Janë mirë, sepse kanë një mbështetje nga Afërdita në shenjën e Dashit. Dikush i mbron, ose gjejnë një aleat, ose një punë, hapet loja serioze, por jashtë vendit. Sa u takon çështjeve ekonomike, ato ngelen akoma të ngatërruara të paktën deri në datën 20. Kjo javë është akoma shumë e ngarkuar, le të përgatiten mirë për datën 18 me Hënën e re, ku do të kemi një hap të ri, ose një lajm të ri, ose një ecuri të mirë sa i takon anës ekonomike. Kemi një rifillim pozitiv rreth datës 18.

Virgjëresha, 2 yje: Vazhdojnë që të kenë Mërkurin e kundërt përballë shenjë së tyre, kështu që ju ngatërrojnë në disa bashkëpunime, në marrëdhëniet me partnerët, ose me dëshirat tuaja. Në datën 18 Hëna e re në shenjën e Peshqve përballë Virgjerëshës, përgatiten për një etapë të re, një çlirim, pasi kanë pasur eklipsin hënor në shenjën e tyre, kanë pasur që u kanë ndikuar. Duhet të kenë kujdes deri në 18, që është Hëna e tyre në Peshq, që ju jep një avantazh dhe një çlirim.

Peshorja, 4 yje: Si shenjat kardinale, janë edhe ato në qendër të vëmendjes kësaj jave, sepse Afërdita në Dash përballë shenjës së tyre me Saturnin takohen dhe u japin një rol të rëndësishëm. Pra marrin një detyrë të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë që do të marrin një detyrë të lehtë. Peshoret janë në një fazë ku mund të marrin vendime për një fejesë dhe martesë dhe që do i lidhë për shumë vite. Mund të jetë personale, por edhe diçka ekonomike.

Akrepi, 3 yje: Kanë ngelur pak tek rutina nga e kaluara, nga mendimet e së kaluarës sidomos në jetën personale. Por, duhet të merren me punën, do të jetë e vështirë dhe një punë që do të zgjasë shumë, por është një punë me leverdi që do u japë shumë lekë. Edhe një bashkëpunim me dikë, një flirt në punë, i cili mund të kthehet në një fejesë ose në një lidhje më të qëndrueshme. Shumë Akrepë le ta lënë të kaluarën, por të mos marrin vendime për diçka që lidhet me të kaluarën e tyre. Jupiteri që kthehet në rrugë të drejtë tregon që do të bëjnë edhe udhëtime jashtë. Është diçka që u hap sfera komunikimi dhe bashkëpunimi me jashtë.

Shigjetari, 4 yje: Megjithëse e kanë pak të vështirë jetën në familje me Mërkurin e kundërt në shenjën e Peshqve, do të gjejnë një rrugë të drejtë Shigjetarët për të shprehur ndjenjat e tyre ambicioze, romancat e tyre. Mund të themi që shumë Shigjetarë do lozin, por edhe do kënaqen dhe do të marrin vendime shumë të rëndësishme sa i takon jetës personale. Afërdita sado që u takua me Neptunin, që ishte mire, por edhe me Saturnin që është takuar që nuk ishte shumë i mirë, të paktën në çështjet ekonomike i vë në një program të fortë, por gjithsesi Shigjetarët do të arrijnë që të stabilizojnë gjërat në çështjet e tyre ekonomike. Pra edhe në dashuri, edhe në ekonomi.

Bricjapi, 2 yje: Është një shenjë që ka vështirësi sidomos në çështjet familjare. Saturni takohet me Afërditën në Dash dhe ky nuk është takim i bukur shumë për Bricjapit, i vë në një rregull të fortë dhe në një detyrim familja dhe nuk i lë që të shijojnë atë pjesën e jetës sentimentale. Kështu që shumë Bricjapë në anën sentimentale të tyre dhe në anën ekonomike do të kenë shumë rezerva, do të kalojnë pasiguri dhe do të kalojnë ditë të cilat do të jenë të llogaritura. Pra ekonomikisht kanë një ngecje, ose dikush i familjes nuk i toleron.

Ujori, 3 yje:Hapin flatrat ekonomikë. I kam hapur, por Mërkuri nuk i lejon dhe u jep shumë pasiguri. Nuk lejon shumë Ujorë që të investojnë. Por, më e bukura është kthimi i Jupiterit në rrugë të drejtë, kështu që atje ku shumë Ujorë kanë ngecur, në një detyrim apo përditshmëri fillon rutina dhe çlirohet. Mund të gjejnë një punë të re, ose përditshmëria e tyre të bëhet më me fat dhe ata të ndjehen më me fat.

Peshqit, 2 yje: Më shumë planetë në Dash kanë një ngecje në çështje ekonomike dhe do ngecin disi ekonomikisht kësaj jave, ose nuk do i realizojnë dot kollaj të gjitha ato projekte, ose qëllimet që kanë vendosur. Mund t’u kthehet mbrapsht një kuotë, ose një projekt, plus që Mërkuri i kundërt vazhdon që të jetë në shenjën e tyre. Nuk mund të themi që Peshqit i kanë gjërat shumë të hapur. Ecin dhe ngecin edhe në çështjet familjare dhe ekonomike. Lajmi i mirë për Peshqit dhe i padiskutueshëm është kthimi i Jupiterit në rrugën e drejtë që pavarësisht këtyre ngecjeve, ose pasigurive deri në datën 20, më pas do të çlirohen, qoftë me Hënën e re në shenjën e tyre, qoftë me Jupiterin që tashmë nuk është më i kundërt në jetën erotike. Pastaj i prej një pranverë realisht shumë e bukur.



Source link