Partnerja e Bleros ndan foton e parë të djalit të tyre

May 31, 2026


Vetëm pak pasi u konfirmua se Blero dhe bashkëshortja e tij Eronita janë bërë prindër të një djali, çifti po shijon emocionet e para të këtij kapitulli të ri.

Eronita ka ndarë me ndjekësit në Instagram foton e parë të vogëlushit të porsalindur, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave që kanë vërshuar me urime të shumta.

Krahas fotografisë, Eronita ka zgjedhur të ndajë edhe një mesazh emocionues kushtuar të birit:
“Ti je dhurata më e madhe e Zotit për ne.”

Megjithëse kanë vendosur të ndajnë këtë moment të bukur me publikun, Blero dhe Eronita vazhdojnë të mbajnë privat një detaj shumë të rëndësishëm.

Emri i foshnjës nuk është zbuluar ende, duke mbetur një surprizë që çifti ka zgjedhur ta ruajë për momentin vetëm për veten dhe rrethin e tyre të ngushtë.



Source link